Flash News

POLITIKOFF

Si qëndron e vërteta e lidhjes së Popi Kolës me Arilena Arën, menaxheri i këngëtares sqaron të vërtetën

Si qëndron e vërteta e lidhjes së Popi Kolës me Arilena

Sot në emisionin e mëngjesit në "Abc" ka qenë i ftuar Popi Kola, që njihet nga publiku si menaxheri i këngëtares Arilena Ara. Popi Kola do të jetë producenti i emisionit "Style Star" në ABC.

Por, moderatori, Alban Musa, e pyeti Popin dhe për raportin e shumëpërfolur me Arilena Arën. Ai dhe këngëtarja janë përfolur prej vitesh për një lidhje dashurie. Popi ka sqaruar teksa u shpreh se mes tyre nuk ka një lidhje dashurie.

Si qëndron e vërteta e lidhjes së Popi Kolës me Arilena

 “Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit,” - tha ai.

Më tej Popi shtoi: “Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën.” Ndërkohë, Suada Daci, e cila ishte gjithashtu e ftuar për të folur për sezonin e ri të 'Style Star', tha se Popi “e ka çuar Arilenën në rrugën që është sot”.

Të fundit