Flash News

POLITIKOFF

Si reagoi Angelina Jolie kur u pyet për marrëdhënien e saj me The Weeknd

Si reagoi Angelina Jolie kur u pyet për marrëdhënien e saj me The

Prej disa kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme dashurie mes aktores së Hollywood-it, Angelina Jolie dhe artistit The Weeknd.

Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e kishte komentuar më parë marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, ajo iu shmang pyetjes në lidhje me natyrën e marrëdhënies së saj me The Weeknd gjatë promovimit të filmit të saj të fundit, "Eternals".

Ndërsa shfaqej në "Daily Pop" të E!Neës me kolegen e saj Salma Hayek, prezantuesi Justin Sylvester e pyeti Jolie nëse fëmijët e saj janë më të emocionuar për filmin e saj apo miqësinë e saj me këngëtarin The weeknd.

"Ata janë shumë të emocionuar për këtë film, nëse kjo është ajo që po kërkoni," - tha një Jolie e qeshur, duke i hedhur një vështrim Salma-s.

"Ata janë shumë të emocionuar për këtë film,"- përsëriti ajo.

Të fundit