Flash News

POLITIKOFF

Si reagoi Elon Musk pas lajmeve se është bërë baba në fshehtësi

Si reagoi Elon Musk pas lajmeve se është bërë baba në

Shefi i Tesla-s, Elon Musk, i është përgjigjur lajmeve se ai dhe Shivon Zilis, një punonjëse kryesore në kompaninë e tij Neuralink, u bënë me binjakë në nëntor të vitit 2021.

Përmes një postimi në Twitter, Musk tha se ai po bën “më të mirën për të ndihmuar krizën e nënpopullimit”. Ai shtoi se "kolapsi i lindjeve është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi".

Si reagoi Elon Musk pas lajmeve se është bërë baba në

Në prill, Musk dhe Zilis paraqitën një peticion për të ndryshuar emrin e binjakëve që të kishin mbiemrin e babait të tyre dhe të përmbanin mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të tyre të mesëm. Binjakët e çojnë numrin e përgjithshëm të fëmijëve të Elon Musk në 9. CEO i Tesla dhe SpaceX ka pesë fëmijë - Griffin, Vivian, Kai, Saxon dhe Damian - me autoren kandiane Justine Wilson. Ai gjithashtu ka dy fëmijë - X AE A-XI dhe Exa Dark Sideræl - me këngëtaren Grimes.

Të fundit