Flash News

POLITIKOFF

Reagimi i Capital T kur dëgjon Adrola Dushin teksa këndon këngën e tij

Reagimi i Capital T kur dëgjon Adrola Dushin teksa këndon

Adrola Dushi, e ftuar disa javë më parë tek binjakët, në "Më lër të flas", këndoi një pjesë nga hit-i i mikut të saj (që prej disa vitesh përflitet se ka një lidhje me të), Capital T, “U bo vonë”.

Momenti u bë viral në rrjetet social, ndërkohë që fansat vazhdojnë të komentojnë se mes tyre ka një romancë. I ftuar sonte në emisionin “Më lër të flas”, Capital T dëgjoi këtë pjesë dhe u habit kur vëllezërit Veshaj i thanë se është zëri i modeles.

E këndon mirë, por nuk e di kush, tha Capital-i, që më pas shpjegoj se me Adrolën ka një miqësi të mirë:

Me Adrolën jemi shok shumë të mirë. Me këtë rast, e përshëndesim Adrolën. Nëpër emisione ma përmendin gjithmonë, por jemi shokë shumë të mirë”.

Të fundit