Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Si reaguan prindërit e Adriana Matoshit kur mësuan për lidhjen e saj me të dashurin 20 vite më të ri
Mbrëmë në “Goca dhe Gra”, deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, ka rrëfyer mbi situatën e saj me tumorin dhe ndërhyrjen që kreu disa kohë më parë, si dhe ka treguar dhe për marrëdhënien me të dashurin 20 vite më të ri.
Aktorja tregoi se si janë ndjerë prindërit e saj kur mësuan se djali me të cilin shoqërohej ajo, është 20 vite më i vogël.
“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”,- u shpreh ajo për lidhjen e saj.