Flash News

POLITIKOFF

Si shfaqet Anxhela Peristeri në provat e gjysmëfinales

Si shfaqet Anxhela Peristeri në provat e gjysmëfinales

Anxhela Peristeri do të këndojë në skenën e Eurovision në Rotterdam të Holandës më 20 maj në natën e dyte të gjysmëfinales, ndërsa vetë festivali ka publikuar videon nga provat.

Anxhela është mes tetë gjysmëfinalistëve të fundit që bën provat. Në prova duket tymi i kuq shfaqet pas Anxhelës teksa nis kënga e saj. E veshur me një kostum trupi të shkurtër e me shkëlqim, ajo shfaqet mjaft mirë në skenë. Sfondi do të jenë pikërisht këto re tymi të kuqe dhe dritat që ndizën dhe fiken.

Në provën e dytë kishte më shumë efekte tymi me lëvizjet e duarve të këngëtares duke krijuar forma dhe skena ishte e mbushur me më shumë ngjyra, por përsëri i shkëlqyer është vokali i saj. Anxhelën mund ta shohim drejt finales.

Të fundit