Flash News

POLITIKOFF

Si të dukeni të veshura shtrenjtë edhe nëse rrobat tuaja nuk kushtojnë aq shumë

Si të dukeni të veshura shtrenjtë edhe nëse rrobat tuaja nuk

Asnjëherë mos e lejoni një “të metë” t’jua ulë vetëbesimin

Çelësi për të qenë të “fuqishëm” është duke pasur vetëbesim dhe armiku kryesor i vetëbesimit është brenga e vazhdueshme që e keni për ndonjë të metë fizike. Sidoqoftë, këtë të metë duhet ta pranoni ose ta ndryshoni, por çfarëdo që të bëni asnjëherë mos e lejoni t’jua zvogëloj vetëbesimin.

Bëni gjumë të mjaftueshëm për lëkurë rrezatuese

Duhet të keni një orar të rregullt të gjumit për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme. Përpiquni që vazhdimisht të bëni më shumë se gjashtë orë gjumë.

Si të dukeni të veshura shtrenjtë edhe nëse rrobat tuaja nuk

Konsiderojeni çdo detaj të imazhit tuaj

Tavolina, aksesorët, por edhe mburoja e celularit duhet të jetë e tillë që t’ju bëj të dukeni profesionist. Një përshtypje e parë e mirë është e rëndësishme, prandaj mbani gjërat e pastra dhe me rregull.

Vishuni që të dukeni më i/e gjatë

Hulumtuesit tregojnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme e ndërlidhin gjatësinë me fuqinë, transmeton telegrafi. Prandaj, është e rëndësishme që t’i zgjidhni rrobat e duhura, rroba të cilat vënë në pah gjatësinë tuaj.

 

Të fundit