Flash News

POLITIKOFF

Si të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtë

Si të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtë

Në rast se doni të lokalizoni pajisjet e pajtueshme Galaxy, më shpejt dhe më lehtë risia më e fundit ua mundëson.

Si të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtë

Gjurmuesi Galaxy SmartTag madje lejon përdoruesit t'i bashkëngjisin sendet e tyre personale, të cilat mund të dërgojnë një sinjal Bluetooth në lidhje me vendndodhjen e artikujve te smartphone-t Galaxy.

Si të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtë

Galaxy SmartTag mund të aktivizohet lehtësisht përmes aplikacionit SmartThings Find në telefonin tuaj/ Pasi të jetë aktivizuar opsioni Galaxy SmartTag, aplikacioni do t'i kërkojë përdoruesit të shtojë një pajisje të re ose artikull të zgjedhur në listën e tij të gjurmimit. Për të gjetur një artikull ose smartphone me gjurmuesin Galaxy SmartTag, thjesht zgjidhni opsionin "Notify me ëhen found“ (Më njofto kur të gjendet) në ndërfaqen e përdoruesit të aplikacionit SmartThings Find. Kur pajisja të gjurmohet, SmartThings Find do t'i dërgojë një njoftim përdoruesit.

Si të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtë

Përdoruesit mund të personalizojnë gjithashtu veçorinë opsionale të aplikacionit SmartThings Find në ndërfaqe. Për shembull, mund të konfigurohet të ndezë automatikisht ndriçimin e shtëpisë dhe televizorin inteligjent kur të ktheheni në shtëpi. Përdoruesit gjithashtu nuk duhet të shqetësohen për karikimin e Galaxy SmartTag sepse bateria zgjat për 300 ditë dhe vjen me një bateri të zëvendësueshme.

Si të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtëSi të lokalizoni pajisjet më shpejt dhe më lehtë

 

Të fundit