Flash News

POLITIKOFF

Si të mbani ushqimet më freskët, sidomos në këto ditë të nxehta vere

Si të mbani ushqimet më freskët, sidomos në këto

Sa herë keni hedhur ushqimet e papërdorura, të skaduara në mbeturina ose që kanë ndryshuar shije dhe teksturë vetëm se ju i harruat që i kishit apo nuk i dalluat mes shumëllojshmërisë së ushqimeve të tjera në frigorifer? Organizimi i keq i frigoriferit dhe ruajtja e gabuar e ushiqmit na kushton më shumë para seç është e nevojshme, por gjithashtu këto janë një nga shkaktarët kryesorë për gjenerimin e një sasie shqetësuese të mbetjeve ushqimore. Agjensia e Kombeve të Bashkuara të Ushqimit dhe Agrikulturës, paralajmëron se nëse sasia e ushqimeve të pakonsumuara që përfundon si mbetje do të ishte një shtet më vete, do të renditej i treti në botë bazuar në sasinë e gazrave shkaktare të ndotjes së mjedisit.

Organizimi është gjysma e punës

Organizimi i mirë i frigoriferëve zvogëlon përqindjen e ushqimit që ka skaduar. Për të siguruar një vizibilitet më të mirë, duhet të ndiqen disa këshilla. Eksperienca tregon se ndarjet e sipërme të frigoriferit janë ideale për ruajtjen e ushqimit që mund të konsumohet menjëherë, niveli i mesëm është më optimali për ruajtjen e nënprodukteve të qumështit, ndërsa ndarja e poshtme është për produktet e mishit dhe peshkut. Ndarja anësore konsiderohet më e përshtatshme për artikujt që përdorni më shpesh - salcat, lëngjet ose erëzat.Si të mbani ushqimet më freskët, sidomos në këto

Krijimi i zonave brenda frigoriferit ju ndihmon të vini re se çfarë ka në të më shpejt, por edhe për të shmangur ndotjen e ndërsjelltë të ushqimit. Përzierja e papërshtatshme e ushqimeve që prodhojnë etilen dhe që janë më delikate, të tilla si shpargu, sallata ose brokoli, mund të çojë në pjekje të parakohshme dhe madje edhe në kalbje të tyre. Është e nevojshme që ushqime të tilla të ruhen në mënyrën e duhur. Seria Samsung RF65A967ESR/EO ka një ndarje të pavarur Cool Select+ e cila ruan freskinë dhe shijen e ushqimeve në kushte optimale. Cool Select+ përfshin pesë modalitete të përzgjedhura: Ngrirje, Ngrirje e lehtë, Mish/Peshk, Fruta/Perime dhe Pije. Gjithashtu, është i pajisur me një Flex Crisper për mish ose peshk dhe një Crisper+ për fruta dhe perime.

Si të mbani ushqimet më freskët, sidomos në këto

Mbështetuni në teknologjitë e reja

Ne mund të kemi trashëguar nga brezat e vjetër zakonin e ruajtjes së ushqimit në pjesën e sipërme të frigoriferëve për t’u ftohur më mirë, por prodhuesit e frigoriferëve sot projektojnë teknologji në mënyrë që temperaturat frigoriferike të jenë të njëjta në të gjitha nivelet, duke na lënë mundësinë të shfrytëzojmë në maksimum çdo hapsirë të frigoriferit. Seria e frigoriferëve Samsung RF65A967ESR/EO ka teknologjitë e ftohjes Triple Cooling, Metal Cooling dhe Precise Cooling. Ftohja e trefishtë kontrollon në mënyrë të pavarur temperaturën dhe lagështirën në 3 ndarje dhe parandalon përzierjen e aromave. Ftohja me saktësi gjithashtu minimizon çdo luhatje të temperaturës dhe pllaka e ftohjes metalike ndihmon që frigoriferi të qëndrojë i freskët.

Si të mbani ushqimet më freskët, sidomos në këto

Mos dyfishoni artikujt

Megjithëse duket e qartë, blerjet spontane dhe blerjet e ushqimeve  pa një listë të parapërgatitur janë shkaktari kryesor për mbingarkesën e frigoriferit dhe hedhjen e ushqimit. Një sondazh i kryer nga Samsung në Europë tregon se deri në 48 për qind të ushqimeve të blera përfundojnë në kosha plehrash. Prandaj, para se të shkoni për të bërë pazar, gjeni kohë për të parë mirë atë që tashmë është në frigoriferin tuaj, kështu që do shmangni riblerjen e produkteve. Një vështrim përgjithshëm në përmbajtjen e frigoriferit nuk mjafton, por duhet  një kontroll i detajuar i ushqimeve që keni lënë në fund të tij ose në ndarjet e veçanta. Me këtë lëvizje të thjeshtë, ju do të kurseni para, do të menaxhoni hapësirën në dispozicion në mënyrë më efikase dhe do të bëni diçka të mirë për planetin.

Si të mbani ushqimet më freskët, sidomos në këto

Shikoni më shumë informacion në lidhje me serinë e frigoriferëve RF65A967ESR/EO në: https://www.samsung.com/al/refrigerators/french-door/rf9000ac-bsc-fdr-with-beverage-center-647l-silver-rf65a967esr-eo/

Të fundit