Flash News

POLITIKOFF

Sigurohet shuma për operacionin e aktorit të njohur Genc Fuga

Sigurohet shuma për operacionin e aktorit të njohur Genc Fuga

Është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe artistit të njohur shqiptar Genci Fuga.

Fuga kishte pësuar një goditje në tru dhe duhet të kryente një operacion që kushtonte 19 mijë euro. Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, pas thirrjes së bashkëshortes së Fugës, përmes llogarisë Go Fund Me, kanë arritur që të sigurojnë shumën.

“Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit”,- shkruan Enerjeta.

Sigurohet shuma për operacionin e aktorit të njohur Genc Fuga

1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 800 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

Të fundit