Flash News

POLITIKOFF

“Sikur ke shtuar peshë” Fifi replikon ashpër me komentuesen: Po ua ha bukën?

 

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin e saj artistik Fifi, është vënë në qendër të vëmendjes pas ndryshimeve drastike në pamjen e saj.

Këngëtarja arriti të heqë rreth 15 kg duke fituar një pamje të re dhe mjaft tërheqëse. Por mesa duket, shqetësimi i ndjekësve vazhdon të mbetet i njëjti.

Së fundmi, përmes një Instastory Fifi ka kërkuar një mendim nga ndjekësit se si mund të marrë rreze dielli pasi është shumë e bardhë. E përsëri e kanë ndjekur komentet lidhur me peshën e saj trupore.

“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, i ka shkruar një ndjekëse.

Ky mesazh mesa duket e ka acaruar tepër Fifin, e cila edhe më herët ka shprehur se është lodhur nga këto komente.

“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, i është përgjigjur Fifi.

“Sikur ke shtuar peshë” Fifi replikon ashpër me

 

 

Të fundit