Flash News

POLITIKOFF

Sipas fansave, Luana Vjollca sërish thumboi Arbana Osmanin

Sipas fansave, Luana Vjollca sërish thumboi Arbana Osmanin

Megjithëse nuk është pohuar asnjëherë nga stafi i produksionit të "Big Brother Vip" dhe madje Lori Hoxha e ka theksuar se është ajo "që e vendos me kë do të punojë" gjë që u konsiderua dhe si mesazh për Luanën nga fansat.

Mirëpo, pavarësisht se të gjithë e komentojnë që Arbana është personi i duhur për atë emision dhe madhe dhe personazhe si Olti Curri apo të tjerë  kanë thënë se as nuk është menduar që Luana do të jetë moderaore e këtij formati, kjo e fundit duket ende e prekur që nuk po e prezanton ajo, pasi shpesh herë hedh kunja, të cilat konsiderohen nga fansat që janë për Arbanën.

Teksa Luana ndodhet në Milano, ajo ka realizuar një video ku përshëndet publikun si Arbana “hello guys”. Gjithashtu ditën e premte, Arbana foli italisht me bashkëshorten e Ilir Shaqirit, e cila është italiane. Pas kësaj puntate, Luana postoi një video ku fliste italisht duke qeshur: “Che cosa e successo guys”.

Sipas fansave, Luana Vjollca sërish thumboi Arbana Osmanin

Kujtojmë se Arbana u pyet në lidhje me Luanën dhe ajo nuk preferoi as të pohonte dhe as të mohonte rreth kësaj çështje:

Nuk merrem me muhabete portalesh. Duhet ditur që nuk merrem me këto gjëra. Nuk kam asgjë për të thënë,- tha ajo në lidhje me aludimet për një zënkë midis saj dhe Luanës.

Të fundit