Flash News

POLITIKOFF

Sipas studimeve shkencore, ju mund t`ja lejoni vetes të jeni dembelë ndonjëherë

Sipas studimeve shkencore, ju mund t`ja lejoni vetes të jeni dembelë

"Buzzfeed News" shkruan se të rinjtë sot janë bërë brezi "dembel".

Sipas " Project: Time Off", një martir i punës përkufizohet “si dikush që është i detyruar të punojë shumë nga frika se nuk janë të disponueshëm ose përndryshe nuk janë të vlefshëm.”

Ne po sakrifikojmë kohën, energjinë dhe madje edhe shëndetin tonë për punë në të cilat nesër mund të zëvendësohemi. Sipas një sondazhi nga një website punësimi - Monster - 11% e punonjësve ndihen fajtorë për pushimin. 32% e tjerë nuk ndiejnë faj, por ndihen të lidhur me zyrën, edhe në kohën e pushimit.

Sipas studimeve shkencore, ju mund t`ja lejoni vetes të jeni dembelë

Ne po punojmë 50+ orë në javë, e cila përfundon të jetë kundër-produktive, pasi produktiviteti merr një rënie të mprehtë pas 55 orësh. Është njerëzisht e pamundur të mbash këtë ritëm, sipas shkencës.

Nuk po flini sa duhet

Ne zakonisht ngrihemi shumë herët dhe biem në gjumë më vonë. Trupi ynë nuk po marr pushimin e nevojëshmë dhe kohën e duhur për të qenë në gjumë - një nevojë e domosdoshme. Kjo mund të ndikojë nëgativisht tek drejtimi i makinës, të cilën e bëni në gjendje të përgjumur, gjë që mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa vozitja nën ndikime alkoolike apo ndikime të tjera. Gjumi i dobët gjithashtu mund të rrisë rrezikun për sëmundje serioze, si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Sipas studimeve shkencore, ju mund t`ja lejoni vetes të jeni dembelë

Ndihesh i dëshpëruar

Qëndrimi i vazhdueshëm në zyrë, kantier ndërtimi, apo edhe puna me orar të zgjatur mund të kontribuojë në depresion.

Marrëdhëniet tuaja personale janë të tendosura

Orët më të gjata lënë shumë pak kohë për romancë dhe marrëdhënie të tjera.Truri ynë duhet të rimbushet po aq sa edhe iPhone -et tanë. Ndërsa fjala e urtë thotë, ne nuk mund të derdhim nga një filxhan bosh.

Kështu që, herën tjetër kur dikush do të thotë se jeni dembel sepse po shijoni një ditë pa asgjë në ditën tuaj të merituar të pushimit, thuajini atyre, “Faleminderit, duhet ta provoni edhe ju!”

Të fundit