Flash News

POLITIKOFF

"S’ishte tërmet, u rrëzua Fifi", këngëtarja reagon pas memeve

"S’ishte tërmet, u rrëzua Fifi", këngëtarja

Tërmeti i së dielës mbrëma,  shkaktoi shumë reagim në rrjet dhe madje filluan dhe meme në rrjetet sociale. Ku në mesin e këtyre memeve, përfshinin edhe Fifin.

“Nuk ishte tërmet, u rrëzu Fifi” - ishte një nga memet që qarkulloi më shumë në rrjet, duke iu referuar rrëzimit të Fifit kur ishte pjesë e "Big Brother Vip Albania".

Lidhur me këtë, Fifi ka reaguar ashpër në Instagram, teksa shkruan:

 “Kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma. ja pra miq të dashur, 27 vjet unë i kom kalu me njerëz të tillë nëpër këmbë, po si puna ime sa janë? Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e mundene dhe t’i bëjnë dëm vetes? MArre, marre, marrre! Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”.

"S’ishte tërmet, u rrëzua Fifi", këngëtarja

Të fundit