Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Skandali i 'Balenciaga-s', reagon për herë të parë drejtori artistik: Ishte i papërshtatshëm promovimi përmes fëmijëve
Pas javësh heshtjeje, drejtori artistik i 'Balenciaga', Demna, më në fund ka adresuar skandalin e reklamave për përfshirjen e fëmijëve me veshje robërie dhe akuzat për normalizimin e fetishizimit seksual dhe abuzimit të fëmijëve.
Dizajneri gjeorgjian postoi një deklaratë të gjatë në Instagram, duke u zotuar të "angazhohet me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve".
“Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët dhe marr përgjegjësinë time. Ishte e papërshtatshme që fëmijët të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta. Sado që ndonjëherë do të doja të provokoja një mendim përmes punës sime, KURRË nuk do të kisha ndërmend ta bëja këtë me një temë kaq të tmerrshme si abuzimi i fëmijëve që unë e dënoj. Më duhet të mësoj nga kjo, të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve për të ditur se si mund të kontribuoj dhe ndihmoj në këtë temë të tmerrshme. I kërkoj falje kujtdo që është ofenduar nga pamjet vizuale dhe Balenciaga ka garantuar se do të merren masat e duhura jo vetëm për të shmangur gabime të ngjashme në të ardhmen, por edhe për të marrë përgjegjësi në mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi ai.
View this post on Instagram
Javën e kaluar, shtëpia franceze e modës në pronësi të Kering bëri një ??deklaratë së bashku me një padi kundër kompanisë së prodhimit përgjegjësr për disa nga imazhet. Labeli i modës u kritikua pasi zhvilloi një fushatë publicitare ku shfaqeshin fëmijë të vegjël duke modeluar me ato që duken si arushë pelushi të veshur me veshje robërie. Ndërkohë, një reklamë tjetër tregonte dokumente ligjore nga një çështje e Gjykatës së Lartë që vendosi mbi ligjet federale në lidhje me pornografinë e fëmijëve.
Shtëpia e modës që atëherë ka kërkuar falje, ka hequr reklamat dhe ka premtuar hetime të brendshme. Gjithashtu ngriti një padi prej 25 milionë dollarësh kundër prodhuesve të njërës prej reklamave.