Flash News

POLITIKOFF

Skermistja refuzon të vijojë garën pasi kundërshtarja u dëmtua, i jep fitoren rivales

Skermistja refuzon të vijojë garën pasi kundërshtarja u

Gjatë finales së një turneu të skermës, Gaia Traditi ndrydhi kyçin e këmbës dhe nuk mundi të vazhdojë më garën. Finalistja tjetër Emilia Rossatti, kishte 3 pikë më pak, por kishin mbetur edhe 17 sekonda, të mjaftueshme për t’i rimarrë ndaj një kundërshtari të pafuqishëm.

Por, në vend që të vazhdojë garën, Emilia tërhiqet dhe pret sinjalin e arbitrit për t'i dhënë fitoren Gaias me një përqafim të përlotur nga të dyja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Che Palle! (@chepalleblog)

Emilia e ka hequr etikën nga librat dhe e ka mishëruar atë në një gjest me rëndësi revolucionare: suksesi me çdo kusht nuk është gjithçka dhe një padrejtësi ndaj vetes mund të japë ndjesi më të mira sesa padrejtësia ndaj dikujt tjetër.

Të fundit