Flash News

POLITIKOFF

Skuadra e pasdites në TVSH, kush do të prezantojë tjetër përveç Fjodora Fjorës

Skuadra e pasdites në TVSH, kush do të prezantojë tjetër

Sezoni i ri televiziv vjen gjithmonë me ndryshime dhe shpesh herë me programe dhe moderatorë të rinj. Skuadra e pasdites në TVSH duket se ka bërë një përditësim. Lajmi që Fjodora Fjora do të prezantojë pasditen e TVSH-së, tashmë është publik, por ajo nuk do të jetë vetëm.

Revista "Who" ka bërë me dije se përveç Fjodorës do kemi këngëtaren Mariza Ikonomi për muzikën, Lei Kraja, imazhi i ri i sportit e TVSH-së, Klajdi Gorica, një nga gazetarët më me përvojë të këtij televizioni, Santana Çomora, editore e modës në Living dhe imazhe të reja televizive do të jenë pjesë e përhershme e studios gjatë gjithë javës, ditë pas dite, krahas të ftuarve, duke e bërë këtë emision të ndryshëm nga formatet e pasdites.

Ndërkohë që Iva Tiço nuk do të jetë në ekran, por pas kuintave, si kryeredaktore e programit.

Të fundit