Flash News

POLITIKOFF

“S’më treguan ç’është dashuria”, aktori i thur vargje Marigonës: Dhashë shpirt para një gjysmë burri

“S’më treguan ç’është dashuria”,

Vrasja e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani nga bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa tronditi mbarë opinionin publik. Krivaqa e dhunoi për vdekje 18-vjeçaren për dy ditë dhe e la të pajetë në derën e spitalit.

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi ka thurur disa vargje prekëse për Marigonën e varrë barbarisht, duke përcjellë njëherësh një mesazh për prindërit dhe për vajzat e reja.

Postimi i Çun Lajçit:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove.

 

Të fundit