Flash News

POLITIKOFF

Snapchat në ditët më të këqija, po planifikohet largimi i punëtorëve nga puna

Snapchat në ditët më të këqija, po planifikohet largimi

Snapchat është në fazën e largimit të punëtorëve nga puna, kjo sipas dy burimeve që janë në dijeni me planet e kompanisë. Shkurtimet e planifikuara vijnë pasi kompania së fundmi dha rezultate zhgënjyese të të ardhurave dhe se nuk parashikoi të ardhura për tremujorin e tretë, lajm ky i cili çoi në rënie të çmimit të aksioneve në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave.

Snapchat në ditët më të këqija, po planifikohet largimi

Mbetet e paqartë se sa nga 6,000 punëtorët e Snapchat do të largohen nga puna, pasi menaxherët në të gjithë kompaninë ende janë duke planifikuar shtrirjen e plotë të shkurtimeve për ekipet e tyre.

Snapchat në ditët më të këqija, po planifikohet largimi

Russ Caditz-Peck, një zëdhënës i Snapchat, nuk pranoi të komentojë mbi rastin. Biznesi i Snapchat është dëmtuar kohët e fundit në dy fronte kryesore. I pari është prezantimi nga Apple i kërkesës “Ask App Not to Track”, të cilin një shumicë e vlerësuar e pronarëve të iPhone kanë zgjedhur “Po” për ta bërë më të vështirë për kompanitë si Snapchat për ta zbatuar në mënyrë sa më efektive të targetojnë reklamat e tyre. Faktori i dytë është rënia më e gjerë ekonomike që ka ndëshkuar veçanërisht çmimet e aksioneve të Snapchat dhe kompanive të tjera që “djegin para”.

Snapchat në ditët më të këqija, po planifikohet largimi

Snapchat ka qenë fitimprurës vetëm në një tremujor që kur doli në publik në 2017. Hera e fundit që Snapchat kishte bërë largime nga puna ishte viti 2018, kur ende ishin në “lëkundje” nga ri-dizajni i keq. Që atëherë baza e përdoruesve është ngritur në 347 milionë përdorues ditor, duke e kaluar Twitter-in. Rikujtojmë, se Snap, Inc., kompania që qëndron pas aplikacionit që pëdoret jashtëzakonisht shumë nga të rinjtë Snapchat, ka njoftuar së fundmi se ka filluar të nxjerrë në treg Snapchat+, një koleksion funksionesh ekskluzive, eksperimentale dhe para-publikuese të disponueshme në Snapchat për 3,99 USD/ muaj.

Snapchat në ditët më të këqija, po planifikohet largimi

Të fundit