Flash News

POLITIKOFF

Snoop Dogg akuzohet për abuzim seksual

Snoop Dogg akuzohet për abuzim seksual

Snoop Dogg po akuzohet për abuzim seksual ndaj një gruaje për një ngjarje të ndodhur në 2013. Në fillim të kësaj jave, një grua e njohur si Jane Doe, ka ngritur padi ndaj reperit me pretendimin se ky i fundit e ka detyruar për seks oral pas përfundimit të një koncerti.

Snoop Dogg akuzohet për abuzim seksual

Sipas TMZ, ajo pretendon se pas eventit, përfaqësuesi i Snoop u ofrua ta dërgonte në shtëpi, por në fakt përfundoi duke e çuar në shtëpinë e Snoop. Sipas saj, mëngjesin e nesërm ai abuzoi seksualisht kundër dëshirës së saj.

Më tej, gruaja tregon se përfaqësuesi i tij i premtoi se do t'i gjente një rol në programin e ardhshëm televiziv. Pas padisë së ngritur, ajo pretendon që Snoop ta dëmshpërblejë me $10 milionë.

Snoop Dogg akuzohet për abuzim seksual

Nga ana tjetër, reperi ka mohuar çdo akuzë, duke ironizuar edhe përmes një postimi në Instagram.

"Sezoni i gërmuesëve të arit është këtu. Tregoni kujdes dhe ngushtoni rrethin!"- shkruan ai.

 

Të fundit