Flash News

POLITIKOFF

“Sofia” e Eduart Grishaj në "Times Square" në New York

“Sofia” e Eduart Grishaj në "Times Square" në

Filmi shqiptar “Sofia” nga Eduart Grishaj duket se po korr sukses edhe jashtë kufijve shqiptarë. Pasi mbushi plot sallat e kinemave në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, rradhën e ka një tjetër shtet shumë i rëndësishëm.

Mbrëmjen e sotme “Sofia” do të shfaqet për herë të parë në një nga kinematë më të mëdha të Manhattan në New York. Jo vetëm kaq! Posteri i filmit është që prej ditës së djeshme i shfaqur në ekanet e famshëm në Times Square.

Arbana Osmani ka bërë gjithashtu me dije se filmi do të vijojë një “tur” nëpër disa qytete të botës si Milano, Athinë, Londër, etj. Ne na vjen mirë kur prodhime shqiptare arrijnë të depërtojnë përtej kufijve dhe të tregojnë se arti dhe e bukura nuk njohin barriera!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Të fundit