Flash News

POLITIKOFF

‘Sofia’ sot në kinematë në Tiranë dhe nga nesër do të jepet edhe në Prishtinë

‘Sofia’ sot në kinematë në Tiranë dhe nga

Filmi ‘Sofia’ me regji nga Eduart Grishaj tashmë do të jetë në kinematë shqiptare duke nisur nga sot në orën 16:00 dhe nesër do të transmetohet dhe në kinematë në Prishtinë.

Filmi flet për një vajzë e re serbe e cila viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta.

Në film përveç shumë aktorëve të njohur luan edhe Arbana Osmani, e dashura e regjisorit Eduart Grishaj, me të cilin ka dy fëmijë.

Të fundit