Flash News

POLITIKOFF

Sokol Balla rikthehet në Top Channel: Futem në derën nga ku dola ne 2017-ën

Sokol Balla rikthehet në Top Channel: Futem në derën nga ku dola

Sokol Balla rikthehet në Top Channel pas 5 vitesh nga largimi i tij nga ky televizion, ku ai prezantonte një prej emisioneve më të shikuara politike, "Top Story".

Pas largimit nga Top Channel, Balla kishte dy ekspereinca të tjera televizive, si fillim në "Vizion Plus", ku u bë drejtor ekzekuti i kërij televizioni dhe më pas u zhvendos në "News24" si drejtor Informacioni dhe moderator i emisionit të tij "Real Story".

Vetëm pak minuta më parë, Sokol Balla dha lajmin se është rikthyer në Top Channel.

"Sot ne 1 mars 2022, futem në një dere nga dola ne 31 dhjetor 2017. Shihemi se shpejti #topchannel"- shkruan Balla në Twitter.

Zërat janë që ai do të jetë drejtor Informacioni në këtë televizion pas largimit të Ben Blushit, megjithatë ende nuk është i konfirmuar si lajm.

Të fundit