Flash News

POLITIKOFF

Soni Malaj flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin: Lumturia e Anës është primare

Soni Malaj flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin:

Këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka qenë mbrëmë e ftuar në "Kurthin e Piter Pan", ku foli për projektet e saj muzikore, karrierën dhe po ashtu edhe për jetën private e marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Me ish-bashkëshortin, balerinin italian Mirko Liccarelli, Soni Malaj ka dhe një vajzë, Anën. Për hir të vajzës së tyre, ish-çifti mbajnë raporte të mira dhe bashkëpunojnë në rritjen e Anës.

Soni ka zbuluar për Piter Pan-istët se tashmë ndonëse nuk jetojnë me një shtëpi, vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

“Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Annës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Annën, për lumturinë e Annës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Annës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”, tha këngëtarja.

Të fundit