Flash News

POLITIKOFF

Sonte eliminim i dyfishtë, çfarë pritet të ndodhë në "Big Brother Vip"

Sonte eliminim i dyfishtë, çfarë pritet të ndodhë

Sonte është spektakli i "Big Brother Vip Albania" dhe në promon e publikuar në të gjitha faqet zyrtare të Top Channel, është bërë me dije se sonte do të ketë disa "tema të forta", duke u nisur nga debatet e krijuara në shtëpi gjatë këtyre ditëve.

Gjithashtu, në promo është njoftuar se sonte do të ketë eliminim të dyfishtë. Kujtojmë se “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se 'reality show' të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit