Flash News

POLITIKOFF

Sonte finalja e "Eurovision 2021", Eleni Foureira mbështet Anxhelën dhe bën thirrje ta votojnë

Sonte finalja e "Eurovision 2021", Eleni Foureira mbështet

Pas pak minutash do të fillojë finalja e Eurovision 2021, ku Anxhela Peristeri - përfaqësuesja e Shqipërisë - do të performojë e dyta.

Megjithëse dihet që politika dhe gjeopolitika e Eurovision e vështirëson që fitues të shpallet një vend i vogël si Shqipërisë, pavarësisht sa dinjitoz ka qenë përfaqësimi, performanca e Anxhelës shihet si më e mira që ka bërë ndonjëherë Shqipëria në këtë kompeticion evropian të muzikës.

Mbështetësit e Anxheles kanë qenë të shumtë, artistët dhe kolegët e saj e kanë përkrahur dhe kanë bërë thirrje ta votojnë vazhdimisht.

Një tjetër artiste ndërkombëtare që e ka mbështetur është Eleni Foureira, këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Greqi. Eleni tashmë është e njohur ndërkombëtarisht pikërisht për shkak të përfaqësimit të saj para disa vitesh me "Fuego" në Eurovision ku përfaqësoi Qipron.

Eleni mbështet dhe bën thirrje që ta votojnë Anxhelën. Po ashtu, Eleni ka mbështetur dhe përfaqësuesen e Greqisë dhe të Qipros.

Sonte finalja e "Eurovision 2021", Eleni Foureira mbështet

Të fundit