Flash News

POLITIKOFF

SPAK nisi hetim për pasurinë e saj, si po e përjeton Elvana Gjata

SPAK nisi hetim për pasurinë e saj, si po e përjeton Elvana Gjata

SPAK ka nisur hetimet për këngëtaren Elvana Gjata, pasi sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t'i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Pas lajmit të nisjen e hetimit pasuror, Elvana ka postuar një njoftim për koncertin e radhës i cili do të jetë mbrëmjen e sotme.

Emri i këngëtares është përfshirë edhe në vrasjen në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes.

Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

SPAK nisi hetim për pasurinë e saj, si po e përjeton Elvana Gjata

Të fundit