Flash News

POLITIKOFF

Pse fansat mendojnë se Instagram i fshiu profilin Britney Spears

Pse fansat mendojnë se Instagram i fshiu profilin Britney Spears

Instagrami i Spears ka luajtur një rol të rëndësishëm me lëvizjën #FreeBritney në betejën e saj me babain për t`i dhënë fund kujdestarisë së tij konservaotre.

Britney Spears fshiu Instagramin e saj të martën, pasi bëri një postim që falënderoi mbështetësit e saj në lëvizjen #FreeBritney.

Një burim pranë Spears tha se vendimi ishte i saj. Spears gjithashtu kohët e fundit tregoi se ajo do të postonte më pak në të ardhmen.

Croëd Surf, kompania që ka ndihmuar prej kohësh në menaxhimin e llogarive të Spears në mediat sociale, nuk ktheu menjëherë përgjigje lidhur me këtë. Instagram, ndërkohë, konfirmoi për Insider se llogaria e Spears ishte çaktivizuar dhe se Instagrami vetë nuk e hoqi atë (pasi aludohej se mos Instagram e kishte fshirë llogarinë e saj).

Postimi i fundit i Spears në Instagram përmbante fotografi të një artikulli që titullohej, "Indukimi i arsimit me zemër".

Në mbishkrim, Spears shkroi:

"Më duhej ta ripostoja këtë, në mënyrë që të shihni të gjithë artikullin! Duke u rritur në një botë ku në thelb pothuajse gjithçka që bëja kontrollohej nga dikush tjetër ... Shpresoj që ky mesazh të shkojë tek njerëzit që janë ngatërruar ose manipuluar nga një sistem! Jo ... nuk je vetëm dhe jo ... nuk je i çmendur! Njerëzit duhet ta dëgjojnë këtë para se të jetë vonë! Kam pritur 13 vite për lirinë time! Përsëri… skuadra #FreeBritney ju djema, i dhatë goditjen përfundimtare! Ju dua shumë dhe Zoti ju bekoftë! ”

Në Twitter, Spears shpjegoi: "Mos u shqetësoni njerëz ... thjesht po marr paak kogë nga mediat sociale që të festoj fejesën time. Do kthehem së shpejti."

Të fundit