Flash News

POLITIKOFF

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndez pemën e Krishtlindjeve

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndez

Megjithëse nën kërcënimin e koronavirusit, shumë shtete të botës dhe miliona njerëz kudo në planet kanë filluar të ndezin dritat e pemës së Krishtlindjeve - më herët se asnjë vit tjetër. Kjo edhe për shkak të një viti të pazakontë që kemi kaluar prej pandemisë së COVID-19.

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndez

Sezoni i festave ka nisur zyrtarisht edhe në New York të Shteteve të Bashkuara ku qendra Rockefeller mbajti eventin e 88-të të përvitshëm të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve.

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndez

Ceremonia 2-orësh u transmetua nga NBC me disa shfaqje virtuale të yjeve si Dolly Parton dhe komediani Jimmy Fallon, i cili këndoi klasiken e Mariah Carey, “All I want for Christmas is you”. Gëen Stefani, mes tjerash, interpretoi këngën e saj të re “Here this Christmas”, përpara se të vinte momenti i ndezjes të më shumë se 50 mijë dritave shumëngjyrëshe. Butonin e shtypi kryebashkiaku i New-Yorkut, Bill De Blasio dhe drejtuesi i qendrës Rockefeller, Tishman Pseyer. Pema e Krishtlindjeve është 23 metra e gjatë dhe peshon 11 ton.

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndez

Ky event u realizua për herë të parë pa njerëz dhe qindra turistë, edhe pse në distancë kishte disa "të pabindur" që donin me deomos të shijonin ceremoninë zyrtare, të cilët u ndaluan dhe nga policia.

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndezSpektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndezSpektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndezSpektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndezSpektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ndez

 

Të fundit