Flash News

POLITIKOFF

Stéphanie Frappart hyn në histori në "Kupën e Botës 2022"

Stéphanie Frappart hyn në histori në "Kupën e

Stéphanie Frappart do të shkruajë historinë këtë të enjte si gruaja e parë që do të gjykojë një ndeshje të Kupës së Botës për futbollin e meshkujve. Pra, asaj do t’i besohet roli i arbitres. Krahas asistenteve Neuza Back nga Brazili dhe Karen Diaz nga Meksika, francezja do të jetë pjesë e një treshe vetëm me femra që do të gjykojnë Kosta Rikën kundër Gjermanisë në ndeshjen e Grupit E.

Stéphanie Frappart hyn në histori në "Kupën e

Në vitin 2019, ajo ishte e para grua që mori përgjegjësinë për një ndeshje të Ligue 1, në gusht 2019 e para që mori përgjegjësinë për një ndeshje të madhe europiane për meshkuj dhe në 2020, e para që drejtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve të UEFA-s për meshkuj.

Ky moment historik në Kupën e Botës ka patjetër tension, duke marrë në konsideratë një vend si Katari ku të drejtat e grave janë të kufizuara.

Të fundit