Flash News

POLITIKOFF

Stresi dhe Noizy sërish rivalë?! Reperët bëjnë gjestin e papritur ndaj njëri-tjetri

Stresi dhe Noizy sërish rivalë?! Reperët bëjnë gjestin

Stresi dhe Noizy duket se i kanë prishur raportet midis tyre përsëri.

Çfarë ka bërë që të arrijmë në këtë përfundim është fakti që dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Sikur të mos mjaftonte kjo, reperët kanë fshirë edhe videot e këngës së tyre që pritej të publikohej këto ditë.

Meqë përmendëm këngën, ekziston edhe mundësia që ata të tërheqin vëmendje në këtë mënyrë për projektin e tij të ri.

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse është një strategji marketing që po përdoret rëndomtë gjithandej apo vërtetë kaq e pati “vëllazëria” mes tyre.

Kujtojmë që vetëm para disa kohësh ata i rregulluan mosmarrëveshjet e tyre që datonin që shumë vite më parë.

 Noizy dhe Stresi filluan të shfaqeshin kudo bashkë dhe të ishin mbështetësit më të mëdhenj të njëri tjetrit.

Të fundit