Flash News

POLITIKOFF

Stresi i kërkon falje publike Einxhelit

Stresi i kërkon falje publike Einxhelit

Stresi dhe Einxhel kanë pasur një marrëdhënie "të acaruar" prej kohësh dhe më së shumti nga ana e reperit. Madje së fundmi, deklaratat e tij kanë qenë tepër fyese kundrejt moderatores.

Por më në fund Stresi ka reflektuar dhe ka kërkuar falje publike ndaj Einxhel Shkirës. Reperi është shprehur se nuk ka asgjë personale me të, ndërsa e konsideron gjithashtu një prej konkurrenteve më të forta në “Big Brother Vip”.

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por situata ishte ndryshe, i kërkoj falje çdo femre, sidomos Einxhelit. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht. Nuk kam asnjë gjë, është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në Big Brother.”

Kujtojmë se sherri mes të dyve nisi kur u zhvillua protesta  për të ndjerin e vrarë, Klodian Rashën. Sresi shprehu revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira. Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

Kaq mjaftoi që reperi ta rishpërndajë në Instastory shkrimin e saj duke iu kthyer me një fjalor fyes dhe ofendues. Pas përplasjes së parë, thumbat mes tyre vazhduan, ashtu edhe deklaratat e forta kundër njëri-tjetrit.

 

Të fundit