Flash News

POLITIKOFF

Studimi i ri ngre alarmin: Pyjet e Amazonës po lëshojnë më shumë dioksid karboni sesa thithin

Studimi i ri ngre alarmin: Pyjet e Amazonës po lëshojnë më

Një pjesë e pyjeve të Amazonës po lëshojnë më shumë dioksid karboni sesa thithin, duke rritur frikën e shkatërrimit të ekosistemit të saj dhe përkeqësimin e ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri.

Kërkimi, i botuar në revistën shkencore Nature, thotë se roli jetësor i Amazonës - duke thithur sasi masive të dioksidit të karbonit dhe duke ndihmuar në ftohjen e Tokës - është nën kërcënim.

Gjatë nëntë viteve, studiuesit të udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Brazilit për Kërkime Hapësinore kryen afër 600 fluturime në katër zonat kryesore në Amazonën braziliane, duke mbledhur të dhëna për sasinë e dioksidit të karbonit dhe monoksidit të karbonit në atmosferë.

Faktorët dëmtues si shpyllëzimi, djegia e tokës dhe efektet e ndryshimit të klimës - "mund të kenë pasoja të qëndrueshme, negative si për bilancin e karbonit në rajon dhe brishtësinë e ekosistemeve të tij", thuhet në studim.

Amazona është pylli më i madh në planet dhe shtëpia e specieve të panumërta të faunës dhe florës.

Kur pylli i shiut është i shëndetshëm, pemët dhe bimët e tij tërheqin miliarda tonë dioksid karboni, duke lëshuar oksigjen përsëri në ajër. Por në 40-50 vitet e fundit, pylli i shiut ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm për shkak të ndikimeve njerëzore.

Amazona ka humbur 17% të pyjeve të saj, shumica e të cilave është kthyer në tokë bujqësore për bujqësi dhe blegtori. Kjo, nga ana tjetër, ka bërë që temperaturat të rriten dhe avullimi i ujit të bjerë, që do të thotë më pak reshje.

Burimi: CNN

Të fundit