All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Studimi më i fundit thotë se maskat prej pambuku janë më efektive se sintetiket

All - Paragraf - 1

Studimi më i fundit thotë se maskat prej pambuku janë më

Studiuesit kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të provuar se maska prej cope (pambuk) funksionon më mirë, nësë bëjmë një krahasim me maskat e tjera që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e COVID-19.

All - Paragraf - 3

Maskat e pambukut - të cilat mbledhin më pak lagështi përmes frymëmarrjes së njeriut, janë 35% më efikase dhe më të mira, rrjedhimisht një zgjedhje më e mirë sesa maskat sintetike, kur vjen fjala te përhapja e Covid-19. Këto maska janë më efektive në parandalimin e përhapjes së grimcave, sipas studimit më të fundit të Institutit Kombëtar Amerikan të Standardeve dhe Teknologjisë.

Studimi më i fundit thotë se maskat prej pambuku janë më

 “Studimi më i fundit na bind se maskat me përbërje pambuku vlejnë më shumë se maskat e tjera”, thotë shkencëtari pranë Institutit, Christopher Zangmeister.

Ky studim, i kryer nga shkencëtarë në Institutin Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST) dhe Institutin e Konservimit të Muzeut Smithsonian, u botua në ACS Applied Nano Materials.

Një studim i mëparshëm nga i njëjti ekip kërkimor tregoi se maskat me shtresë të dyfishtë të bëra nga copa pambuku janë veçanërisht të efektshme në filtrimin e frymëmarrjes.  

"Copa prej pambuku janë ende një zgjedhje e shkëlqyeshme", tha shkencëtari hulumtues NIST Christopher Zangmeister. "Por ky studim i ri tregon se copat prej pambuku në të vërtetë performojnë më mirë në maska sesa mendonim."

Studiuesit gjithashtu testuan nëse lagështia i bën maskat prej cope i bënë njerëzit të kenë më shumë vështirësi në frymëmarrje dhe nuk gjetën asnjë ndryshim në frymëmarrje pas përdorimit të këtyre maskave.

Studimi më i fundit thotë se maskat prej pambuku janë më

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që njerëzit të mbajnë maska për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Kur vishen si duhet, ato maska filtrojnë disa nga pikat e mbushura me virus që një person i infektuar nxjerr jashtë dhe gjithashtu i ofrojnë një farë mbrojtje përdoruesit duke filtruar ajrin që vjen.

Studimi më i fundit thotë se maskat prej pambuku janë më

Këto maska thithin sasi më të vogla uji gjatë frymëmarrjes së një personi, duke krijuar një mjedis të lagësht brenda maskës. Nëse grimca të vogla, mikroskopike kalojnë përmes maskës, ato absorbojnë një pjesë të lagështisë dhe rriten, duke bërë që të qëndrojnë më gjatë në maskë. Ndërsa maskat e tjera me përbërje sintetike, nuk e duan ujin dhe nuk absorbojnë asnjë grimcë, duke bërë që këto të fundit të mos kenë asnjë filtrim dhe rrjedhimisht i fusim në organizëm gjatë frymëmarrjes.

Pjesë e studimit kanë qënë maskat prej pambuku, najloni, sintetike, poliestre dhe maskat me pëlhurë me fije artificiale. Kërkuesit edhe një herë theksojnë se maskat mjekësore dhe ato të njohura si N95, sigurojnë mbrojtjen dhe filtrimin më të mirë për qytetarët.

Burimi: Nist

 

 

Të fundit