Flash News

POLITIKOFF

Suedia shpallet fituese e Eurovizion 2023, Shqipëria renditet e 22-ta

Suedia shpallet fituese e Eurovizion 2023, Shqipëria renditet e 22-ta

Suedia u shpall fituese e Eurovizion 2023, event i cili u mbajt në Liverpool.

Këngëtarja dhe kantautorja suedez Loreen bëhet gruaja e parë që fiton dy herë konkursin, pas hitit të saj himn të vitit 2012, Euphoria. Suedia barazon rekordin e shtatë fitoreve të Irlandës në Eurovizion.

Me këngën “Tattoo” Loreen arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste, ndërkohë që në finale mori mbi 200 vota nga publiku, të mjaftueshme për të kaluar këngën e Finlandës. 

Në vendin e dytë doli  Finlanda ndërsa në vendin u rendit Izraeli.

Shqipëria e përfaqësuar me këngën "Duje" e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi u rendit në vendin e 22 me 76 pikë.

Të fundit