Flash News

POLITIKOFF

“Sunny hill”, Dua Lipa flet për tatuazhin e parë: Më kujton shtëpinë

“Sunny hill”, Dua Lipa flet për tatuazhin e parë: Më
Dua Lipa

Në intervistën që Dua Lipa ka dhënë së fundmi për "Rolling Stone" ajo ka folur edhe për tatuzhin e saj të parë dhe kuptimin që ai mbart.

Artistja ka treguar se tatuazhin e saj të parë, në të cilin ajo ka shkruar “Sunny Hill”, e ka bërë kur ishte 19 vjeç dhe do të thotë “Kodra e Diellit”, lagje në Prishtinë.

Këtë tatuazh Dua ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje, por është edhe emri i fondacionit të familjes Lipa.

"Tatuazhin e parë e kam bërë kur isha 19 vjeç. Ky këtu “Sunny hill”, lagja ku u rritën prindërit e mi në Kosovë. Është e përkthyer në anglisht sepse në shqip thuhet “Bregu i diellit”. Më kujton gjithmonë shtëpinë. Është po ashtu edhe emri i fondacionit dhe festivalit që ne organizojmë në Prishtinë”, tha Dua Lipa.

Të fundit