Flash News

POLITIKOFF

Takimi i parë i Harry-t dhe Meghan-it: Bëmë sikur nuk njiheshim

Takimi i parë i Harry-t dhe Meghan-it: Bëmë sikur nuk njiheshim

Princi Harry ka folur hapur për disa çështje të rëndësishme të shëndetit të tij mendor. Por ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu edhe për fillimet e lidhjes së tij me Meghan Markle.

Ai kujtoi kohërat kur takoheshin fshehurazi, ndërsa mundoheshin ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre në Angli.

"Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër. Duke bërë sikur nuk njiheshim, i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve”, tha ai. "Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshendesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje, duke i dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha”, -rrëfeu ai.

Të fundit