Flash News

POLITIKOFF

Tan Brama për Egzonën: Iu qep Donaldit këmba-këmbës

Tan Brama për Egzonën: Iu qep Donaldit këmba-këmbës

Dje në "Ftesë në 5", i ftuar ka qenë banori që la shtëpinë të martën, Tan Brama. Ndër të tjera, balerini u ndal edhe tek një 'romancë e fshehtë' - sipas tij - që kishte vënë re.

“Egzona erdhi nga jashtë sikur s’kishte ndodhur asgjë dhe iu qep Donaldit këmba-këmbës. I bënte përshtypje atij, rrinte gjithë kohës me Donaldin e gjithë kjo shoqëri pas ikjes së Triksës?!”,- u shpreh ai.

Ajo foli për raportin e shumëkomentuar me Donaldin, i cili siç u tha edhe e penalizoi në lojën e saj.

 “Unë e kam parë të nevojshme të afrohesha kur Triksa ishte keq. Edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa kam njerzillëkun. Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. Më ka ardhur keq që Triksa po m’i thotë ato gjëra. Mendova për familjen time, se unë shoqërinë, familjen dhe karrierën i kam të shenjta”, tha Egzona.

Të fundit