Flash News

POLITIKOFF

"Tani është koha jote", ish-presidenti Obama uron Biden pak para inaugurimit

"Tani është koha jote", ish-presidenti Obama uron Biden pak

Pas pak pritet të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kësaj radhe, kjo ceremoni është ndryshe nga vitet e tjera, së pari prej pandemisë së Covid-19 dhe po ashtu dhe mungesa e presidentit në largim Donald Trump, e cili nuk do jetë i pranishëm në këtë ceremoni.

Pak para inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-ave dhe Kamala Harris si zevëndes presidente, ish-presidenti Barack Obama ka postuar një foto me mikun e tij Biden gjatë kohës kur udhëhiqnin bashkë nga  Shtëpia e Bardhë.

Duke treguar mbështetjen e plotë, krahas fotos, Obama shkruan: "Urime mikut tim, Presidentit Joe Biden. Kjo është koha (epoka) jote."

Të fundit