Flash News

POLITIKOFF

"Tatëpjeta e Fenty-t", Rihanna mbyll kompaninë vetëm 2 vite pas krijimit

"Tatëpjeta e Fenty-t", Rihanna mbyll kompaninë vetëm 2

Këngëtarja nga Barbados prej kohësh i është përkushtuar biznesit duke lënë pas dore muzikën. "Fenty" është kompania e saj, e cila ishte pjesë e  LVMH - LVMH Moë\Wt Hennessy Louis Vuitton, i njohur zakonisht si LVMH, një korporatë shumëkombëshe franceze dhe konglomerat i specializuar në mallra luksoze, me seli në Paris, Francë. Por Rihanna dhe LVMH duket se do t’i japin fund Fenty-t.

"Tatëpjeta e Fenty-t", Rihanna mbyll kompaninë vetëm 2

Në një deklaratë për CNN Style, LVMH tha se pauza ishte një vendim i përbashkët me Rihanna “në pritje të kushteve më të mira”, dhe LVMH do të vazhdojë të mbështesë elementë të tjerë të perandorisë Fenty, duke u përqendruar në “rritjen dhe zhvillimin afatgjatë” të bukurisë së saj dhe linjat e kujdesit për lëkurën Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe linja për të brendshme Savage X Fenty.

WWomen's Wear Daily (WWD) shkruan se e tatëpjeta e Fenty-t erdhi për shkak të pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brandi në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Ndalimet e udhëtimeve, e mbajtën Rihanna-n në SHBA dhe i dhanë përparësi Fenty Beauty dhe Fenty Skin, kompani që janë të vendosura në Los Angeles.

 

Të fundit