Flash News

POLITIKOFF

Tatuazhi i preferuar i Rita Orës është ai në shqip

Tatuazhi i preferuar i Rita Orës është ai në shqip

 

Rita Ora për momentin ndodhet në Australi pasi është pjesë e jurisë së "The Voice" atje. Në një intervistë të dhënë së fundmi Rita ka treguar shumë lidhur me karrierën e saj muzikore dhe po ashtu ka folur dhe për diçka që pëlqen tek vetja dhe lidhet me origjinën e saj.

Rita është shprehur se është bërë penduar për tatuazhet që ka në trup dhe se po planifikon që t’i heqë pjesën më të madhe të tyre në të ardhmen.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste zogu vogël”, ka treguar Rita Ora.

 

Të fundit