Flash News

POLITIKOFF

Taylor Swift mundohet të fshihet në çadër ndërsa zbret nga një avion privat, publikohen fotot epike - që janë bërë virale

Taylor Swift mundohet të fshihet në çadër ndërsa

Taylor Swift u përpoq të kalonte pa u vënë re ndërsa zbriste nga një avion privat muajin e kaluar – vetëm disa javë para se të përballej me reagime të ashpra sepse u shpall personazhi i famshëm me emetimin më të madh të karbonit nga avionët privatë.

Paparazzi e kapi këngëtaren 32-vjeçare duke u fshehur pas një çadre ndërsa po zbriste në aeroportin Hollywood Burbank më 5 korrik.

Taylor Swift mundohet të fshihet në çadër ndërsa

Fotot u rishfaqën këtë javë ndërsa Swift po përballet me kritika për raportimet se ka kryer 170 fluturime që nga janari, duke shkaktuar më shumë se 800 tonë emetim karboni. Fytyra e këngëtares nuk mund të shihet në foto, por Daily Mail e identifikoi atë.

Në foto, këmbët në një palë pantallona të shkurtra xhinse janë të vetmet pjesë të trupit që duken qartë.

Disa anëtarë të ekipit të Swift u fotografuan gjithashtu duke zbritur nga i njëjti avion duke mbajtur maska për fytyrën për t'u mbrojtur nga COVID-19.

Taylor Swift mundohet të fshihet në çadër ndërsa

Përfaqësuesi i Swift kohët e fundit mohoi që fituesja e Grammy-t të ketë përdorur avionët e saj privatë aq shpesh sa ka pretenduar agjencia analitike Yard.

“Avioni i Taylor-it u jepet rregullisht individëve të tjerë hua”, tha zëdhënësi i saj për BuzzFeed News të hënën. "T'i atribuosh asaj shumicën ose të gjitha këto udhëtime është krejtësisht e gabuar."

Taylor Swift mundohet të fshihet në çadër ndërsa

Përfaqësuesit e Swift nuk kthyen menjëherë përgjigje për Page Six se pse klientja e tyre zgjodhi ta fshihte fytyrën pas zbritjes nga fluturimi i 5 korrikut.

Të fundit