Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Taylor Swift shkruan histori, e para artiste e gjallë që e arrin këtë sukses
Taylor Swift është bërë artistja e parë që ka shtatë albume që renditen në top 40 të Billboard 200 në të njëjtën kohë. 7 albumet e Swift janë aktualisht në listë për javën e 1 prillit, përveç kësaj arritjeje, albumi i saj më i ri, “Midnights”, tani renditet i treti në tabelë. Këngëtarja, e cila së fundmi performoi për herë të parë “Cowboy Like Me” në turneun e saj “Eras”, është artistja e dytë dhe e para person i gjallë që ka shtatë albume në top 40 të gjithë menjëherë, e para është Whitney Houston.
Këngëtarja e ndjerë arriti të njëjtin nivel suksesi pas vdekjes së saj në 2012, shkruan DailyMail. Pas “Midnights”, i cili arriti kulmin në vendin e parë pas publikimit të tij në tetor, është albumi i Swit “Lover” në poziten 13-të, dhe “Folklore” dhe “1989” kanë zbritur në vendin e 13-të dhe të 14-të, respektivisht.
Swift më parë kishte dhjetë albume të renditura në Billboard 200 Chart për herë të parë në karrierën e saj muajin e kaluar. Në atë kohë, albumi “Lover: Live From Paris”, i cili u publikua ditën e kaluar të Shën Valentinit, ishte në vendin e 58-të.
View this post on Instagram