Flash News

POLITIKOFF

“Të dua si motër”, Fifi zbulon paktin që bëri me Granit Canën para se të futeshin në BBVIP

“Të dua si motër”, Fifi zbulon paktin që bëri me

Marrëdhënia e këngëtares së njohur, Fifi me ish-futbollistin Granit Cana ishte ndër më të komentuar në edicionin e Big Brother Vip.

Madje dukej se dyshja po shkonin drejt një lidhje dashurie dhe një romance të bukur. Por teksa Fifi shprehte ndjenjat për Granit Canën, ish-futbollisti vendosi të distancohej nga këngëtarja duke u shprehur se e donte shumë, por si motër.

Kur kanë kaluar 3 vite nga ky edicion, Fifi ka zbuluar marrëveshje që kishte bërë me Granit Cana përpara se të hynte në shtëpinë e BBV.

E ftuar në “Cherry On Top”, Fifi ka treguar se njiheshin jashtë shtëpisë dhe përpara se të bëheshin pjesë e garës bënë pakt që të shtireshin në BBV sikur do të lidheshin.

Por, artistja ka treguar se në momentin kur u futën në shtëpi, ish-futbollisi nuk iu përmbajt marrëveshjes dhe i tha që “të shikoj si motër”.

“Para se të hyja në BBV kam bërë një marrëveshje me Granitin që të bënin gjasme sikur do të lidhemi brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër.

Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhim me neve, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete “pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij”, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”, tha ajo.

Të fundit