Flash News

POLITIKOFF

Të dy të përqafuar! Mikja e J. Lo na dhuroi foton më të ëmbël të Lopez me Ben Affleck

Të dy të përqafuar! Mikja e J. Lo na dhuroi foton më të

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po e shijojnë në maksimum romancën e tyre. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka bërë publike momente të ëmbla teksa i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Këtë herë nuk janë paparacët , por mikesha e ngushtë e J.Lo e cila i ka nxjerrë zbuluar. Në ditëlindjen e Leah Rimini, çifti nuk ka arritur t'i shpëtojë fotos ku shihen të përqafuar. Rimini nuk ka nguruar aspak ta publikojë në rrjetet sociale imazhin.

Ndërkohë Lopez ka pranuar se ndjehet mjaft dhe se po kalon kohën më të lumtur të jetës së saj.

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë", ka thënë Lopez.

“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, shtoi më tej ajo.

Të dy të përqafuar! Mikja e J. Lo na dhuroi foton më të

Të fundit