Flash News

POLITIKOFF

Të huajt "u magjepsën" nga ajo, shqiptarët e kritikuan. Reagon Ronela Hajati

Të huajt "u magjepsën" nga ajo, shqiptarët e kritikuan.

Ronela Hajati është duke shijuar gjithë famën dhe suksesin që publiku i huaj po i jep. Në rrjetet sociale ajo është absolutisht në top 5-shen e preferuar të publikut të këtij edicioni të Eurovizion. Në çdo party apo festë, publiku i huaj është "magjepsur nga Ronela duke bërtitur njëherazi emrin e saj dhe duke kënduar me të në shqip.

Mirëpo, publiku shqiptar më shumë e ka kritikuar sesa mbështetur, gjë që ndodh çdo vit me çdo përfaqësues shqiptar në Eurovizion. Jo vetëm ndjekës por dhe personazhe të shumtë nuk kursyen kritikat për performancën e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision 2022, e cila nuk kaloi dot në finale.

Ndërsa të huajt "po çmenden" pas saj, duket se Ronela nuk mjaftohet me gjithë atë dashuri, pasi priste mbështetje dhe nga populli i saj. Ronela ka bërë një tjetër reagim ku shkruan:

“Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”, shkruan ajo.

Të huajt "u magjepsën" nga ajo, shqiptarët e kritikuan.

Të fundit