Flash News

POLITIKOFF

"Të më falësh...iku Koço", përlotet Agron Llakaj për humbjen Koço Devoles

"Të më falësh...iku Koço", përlotet Agron

Dje, një nga aktorët më të njohur të humorit dhe shumë i dashur për publikun, Koço Devole u shua nga jeta. Një lajm shumë i hidhur që preku këdo që e njihte të ndjerin personalisht, por edhe nga ekrani. Sidomos familjarët dhe kolegët e tij aktorë.

Mes shumë artistëve të njohur që shprehën gjithë ndjesitë për ndarjen nga jeta të Koços, është edhe Agron Llakaj, një mik shumë i afërt për të Devolen. Në një lidhje live me“Abc News”, Llakaj u përlot teksa tregoi se para 20 ditësh kur ai ishte infektuar me COVID-19, Koço i kishte dhënë një këshillë.

“Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishtë por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koço do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covid-in dhe kur komunikuam me njëri-tjetrin më tha që të mos kisha panik. Do vazhdojë humori, por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Llakaj i përlotur.

Kujtojmë që Koço Devole dhe Agron Llakaj kanë realizuar disa nga skeçet me të bukura të humorit shqiptar të viteve ’90.

 

Të fundit