Flash News

POLITIKOFF

"Të palarat tronditëse të Përputhen", Arjoni dhe Shqipja: Kujt do ia bëjmë golin?

"Të palarat tronditëse të Përputhen", Arjoni dhe

"Përputhen" është kthyer në një nga emisionet me të ndjekura edhe pse është shumë i kritikuar pikërisht për mesazhet e gabuara që i jep shoqërisë shqiptare e sidomos të rinjve. Thuajse të gjithë ndjekësit e këtij emisioni e kanë kuptuar që çdo gjë në atë emision është me skenar, por pavarësisht kësaj, sërish e ndjekin.

Shqipja është një prej konkurrenteve që u përjashtua nga ky emision ku të rinjtë njihen me njëri-tjetrin, për shkak të mënyrës bullizuese që trajtoi konkurrentët e tjerë dhe për gjuhen aspak etike të përdorur në emision.

Pas përjashtimit, Shqipja ka folur shumë për lojërat dhe skenarët e gënjeshtrat e këtij emisioni dhe si duket për të folur publikisht për këtë është gati dhe Arjoni, një tjetër konkurrent që vazhdon të jetë pjesë e "Përputhen".

Gjatë një videoje live në Instagram, Arjoni është shprehur se do ta takojë shumë shpejt Shqipen, pasi bashkë do të nxjerrin disa të palara “shumë tronditëse”, siç i quan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????? ???????? ???????????????? ????????????????????. (@pperputhen2)

Shqipja e ka publikuar këtë video të Arjonit në InstaStory-n e saj, duke shtuar:

“Vetëm fol kujt do ia bëjmë golin! Unë gati jam, por nuk është se do takohemi veç për këtë, se na ka marrë dhe malli.”- shkruan ajo.

"Të palarat tronditëse të Përputhen", Arjoni dhe

 

 

Të fundit