Flash News

POLITIKOFF

Teksa pjesa më e madhe po “digjet” nga i nxehti, disa vende të Europës regjistrojnë më pak se 15°C

Teksa pjesa më e madhe po “digjet” nga i nxehti, disa vende

Një valë e nxehtë ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës këtë javë, ku shumë vende regjistruan temperatura rekord, të cilat kanë sjellë edhe viktima.

Por, ku mund të shkoni për të mposhtur nxehtësinë? Përgjigja e shkurtër është të shkoni drejt veriut, sa më në veri aq më mire.

Euronews rendit disa nga vendet me temperaturat më të ulëta të Evropës:

Ishujt Shetland, Skoci

Ishujt më veriorë të Skocisë kanë temperatura të favorshme, 15°C.

Reykjavik dhe Akuryeri, Islandë

Ishulli i Atlantikut të Veriut i Islandëska mot të freskët. Temperaturat lëvizën rreth 11°C ndërsa, ndërsa në mëngjes kanë qenë 8°C në mëngjes. Korriku është statistikisht muaji më i ngrohtë i vitit në veri të Islandës.

Jokkmokk dhe Tromsø, Lapland

Duke shkuar në veri të rrethit arktik në Lapland, me siguri do të gjeni temperatura shumë më të ftohta se në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të Evropës.

Të martën Jokkmokk në Suedi ishte 13°C me pak shi, ndërsa Tromsø në Norvegji ishte vetëm një gradë më shumë.

 

Të fundit