Flash News

POLITIKOFF

Teksa po prezantonte, aktores Olivia Wilde i dorëzohen në skenë letrat e kujdestarisë së fëmijëve

Teksa po prezantonte, aktores Olivia Wilde  i dorëzohen në skenë

Aktorja dhe regjisorja, Olivia Wilde, është parë e shqetësuar pasi iu dorëzuan dokumentet e kujdestarisë së fëmijëve derisa ishte në skenë në një ngjarje në Las Vegas. Ajo po prezantonte të martën, kur ju dorëzua një zarf.

Derisa e hapi atë, ajo zbuloi se brenda kishte letra të kujdestarisë nga ish-partneri i saj, Jason Sudeikis. Wilde pyeti: “Kjo është për mua?”, teksa po i dorëzohej zarfi nga një grua e panjohur.

Ajo e hapi letrën gjatë prezantimit dhe shikoi përmbajtjen e saj, përpara se të rifillonte fjalimin. Letra nuk u përmend më dhe çoi në spekulime se Wildeit i ishte dorëzuar një skenar i ri filmi. Por, të mërkurën, doli se letre ishte për kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe Sudeikist.

Teksa po prezantonte, aktores Olivia Wilde  i dorëzohen në skenë

Wilde, 38 dhe Sudekis, 46, u ndanë në nëntor 2020 pas shtatë vitesh së bashku. Ata ishin të fejuar dhe bashkëprindër të djalin Otis, 8 vjeç dhe vajzën Daisy 5 vjeçe.

Një burim ka thënë për Page Six: “U hartuan dokumente për të vendosur juridiksionin në lidhje me fëmijët e znj. Wilde dhe z. Sudeikis.

"Sudeikis nuk kishte njohuri paraprake për kohën ose vendin ku zarfi do të ishte dorëzuar, pasi kjo do t'i takonte vetëm kompanisë së shërbimit të procesit të përfshirë dhe ai kurrë nuk do ta pranonte që t'i shërbente asaj në një mënyrë kaq të papërshtatshme."

Të fundit